
Mori një trashëgimi me peshë, por ka shfaqur pasiguritë e tij në portë dhe tani pas vetëm 2 muajsh Lucas Chevalier është në bankën e të akuzuarve në median franceze.
Ish portieri i Lille erdhi në kryeqytetin francez për të zëvendësuar nje figurë si Gianluigi Donnarumma, i cili u largua mes shumë polemikash dhe tani pasojat po i ndjen pikërisht Chevalier. Ai që i del në mbrojtje gardianit të ri të Paris Saint Germain është pikërisht trajneri i tij Luis Enrique që javë më parë kishte marrë përgjegjësinë për largimin e portierit italian nga kampionët e Francës dhe Evropës me asturianin që gjithsesi nuk pendohet për zgjedhjen e tij.
‘Jam shumë i kënaqur me rendimentin e Chevalier-tha Luis Enrique-për ne mbetet opsioni më i mirë. Kur marrim një futbollist e bëjmë duke parë një perspektivë afatgjatë. Chevalier tregon se ka shumë personalitet në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve. Mendoj se harroni që për vite të tëra keni kritikuar Donnarummën. E kujtoj shumë mirë. Për 4 vjet e keni masakruar. Edhe para se të vija unë në pankinë shihja të gjitha këto kritika për Donnarumma’
Top Channel