Prokuroria e Elbasanit bën një hap pas, si u urdhërua lirimi i menjëhershëm i avokatit Uljan Barjami

20/10/2025 19:30

Nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e ndalimit të avokat Barjamit dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal.

Për rrjedhojë është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i avokatit Ulian Barjami.

Në deklaratën e saj Prokuroria arsyeton që shtyllat e drejtësisë profesionistët si prokurorët, gjykatësit,  policia gjyqësore dhe avokatët nuk mund të funksionojnë nëse nuk respektojnë pavarësinë dhe sigurinë  e njëri tjetrit.

Ulian Bajrami u arrestua me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore pasditen e 19 Tetorit pas një debati në seancë gjyqësore me prokurorin Gjergj Ceka.

Menjëherë pas arrestimit reaguan në unanimitet avokatët përmes Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Ata e cilësuan të paprecedent arrestimin e avokatit duke deklaruar se u cënua e drejta e përballjes me armë të barabarta në sallën e gjyqit.

Avokatët nuk u ndalën këtu ndërsa mëngjesin e së hënës së 20 tetorit bojkotuan të gjitha proceset penale në çdo shkallë të gjyqësorit.

Përballë këtij qëndrimi prokuroria ka urdhëruar lirimin e avokatit mesditën e së hënës ndërsa shton në deklaratën e saj mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta