
Lojtari legjendar i NFL-së (Futbollit Amerikan), Max Crosby, është krahasuar me një nga yjet e basketbollit të NBA-së, me origjinë serbe Nikola Jokiç, por në një mënyrë shumë të diskutueshme për serbët por edhe ndoshta të padëgjuar më parë për shqiptarë.
Max Crosby i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të fortë të historisë së NFL-së, ka zbuluar në një derklaratë të fundit se nëna e tij ka lindur në Nikshiq t Malit të Zi dhe babai i tij është një shqiptarë i Podgoricës dhe në rrëfimin e tij ai ka deklaruar se nëse do të ishte lojtarë i NBA-së do të ishte pakashumë si Nikola Jokiç.
Kjo dekalratë e tij ka sjellë shumë zhurmë në mediat serbe të befasuara nga origjina e lojtarit të Futbollit Amerikan. Dhe krahasimi I tij me basketbollistin me origjinë serbe.
“Më pëlqen të luftoj dhe më pëlqen basketbolli. Jam gjysmë serb dhe gjysmë shqiptar, kështu që kam ndjesinë se jam i ngjashëm me Nikola Jokiçin – tha Crozby, dhe i gjithë rrjeti po gumëzhin nga deklarata e tij.
“I’m half Serbian and Albanian so I feel like I got some ëNikola] Jokic type of ball game.”@AntonioPierce got Maxx Crosby to name who he would play like if he was a NBA player. pic.twitter.com/JsaLBOL6h5
— NFL on CBS 🏈 (@NFLonCBS) October 19, 2025
Reagimi i parë i mediave serbe ishte se, Jokiç është serb dhe nuk ka lidhje me Shqipërinë, dhe nuk njihet si dikush që i pëlqen të luftojë…
Kush është Max Crosby?!
Crosby aktualisht luan për Las Vegas Raiders në pozicionin e “mbrojtësit të fundit” dhe ka qenë në NFL që nga viti 2019. Nëna e tij, Vera, është me origjinë malazeze dhe në një intervistë për Nova, ai foli dikur për këtë temë.
“Unë kam lindur në Nikshiq, erdha në Amerikë kur isha tre vjeç. Nëna ime është serbe (duke ju referuar ish-Jugosllavisë, sot Nikshiqi është qytet i Malit të Zi), babai im është një shqiptar katolik nga Podgorica – theksoi ai.
Pastaj shtoi se ishte në Malin e Zi kur ishte 14 vjeç: “Isha në në Malin e Zi kur isha 14 vjeç. Ishim atje gjithë verën, më pas në malet pranë Podgoricës, ku lindi babai im. Shkuam në Beograd, pastaj në Guci, nga është nëna ime. Ende kemi familje atje. Mbaj mend gjithashtu që qëndruam në Ulqin shijuam detin atje… Ishte shumë bukur. Nuk i kam çuar ndonjëherë fëmijët, por një ditë do t’i sjellim. U rrita në Amerikë dhe kjo ishte një mrekulli, por jam shumë krenarë për rrënjët e mia. E dua kulturën dhe do të doja shumë të kthehesha dhe t’i vizitoja të gjitha vendet e origjinës time dhe të prindërve të mi. Do të doja të vija, të tregoja historinë përmes objektivit të kamerës, të regjistroja traditat, zakonet, ushqimin e jashtëzakonshëm, vallet, por edhe si është sot. Duam të vizitojmë edhe Dubrovnikun, duket bukur,” përfundoi Max Crosby.
Top Channel