
21/10 00:52
Jurgen Klopp mund të kishte marrë drejtimin e Manchester United në vitin 2016, por trajneri gjerman e refuzoi këtë mundësi
Vetë Jurgen Klopp pohoi gjithçka në podcastin ‘Diary of a CEO’ duke zbuluar prapaskenat e një oferte të ardhur në drejtim të tij nga drejtuesit e Djajve të Kuq.
‘Ishte viti 2016-tregon Jurgen Klopp-zhvilluam disa takime ku ata më treguan projektin e tyre, por me vunë përballë disa gjërave që nuk më bindën. Më thanë: ‘Do të të marrim të gjithë lojtarët që do, këtë e atë’. Ndërkohë unë rrija ulur aty dhe mendoja; ky nuk është tipi im i projekteve. Nuk doja të ktheja te Manchester United Cristiano Ronaldon dhe Pogba, këto gjëra nuk funksionojnë asnjëherë’.
Top Channel