Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të SHBA në Austin të Texasit në Botërorin e Formula 1, një sukses ky që i pështjellon llogaritë e titullit kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i kampionatit, me holandezin që hyn në garë për fitoren finale

Situata është e tillë, Oscar Piastri pas vendit të pestë në garën e së dielës, është ende në krye më 346 pikë, 14 më shumë se shoku i tij i skuadrës te McLaren, Lando Norris, ndërkohë që Max Verstappen arrin në 306 pikë duke e shkurtuar në 40 pikë diferencën me australianin dhe tani fitorja e mundshme e titullit te 5 radhazi nuk është më një mirazh.

Por kampioni i botës në fuqi, duhet që të ketë 5 fundjava perfekte nëse dëshiron të përmbysë hierarkitë e krijuar në këtë sezon të Formula 1. Nëse Verstappen fiton 7 garat e mbetura(5 gara klasike dhe 2 Sprint) dhe Oscar Piastri do të përfundonte i dyti tek të gjitha këto, do të jetë australiani kampion bote me 3 pikë më shumë. Gjithsesi, Verstappen nuk varet vetëm nga vetja e tij në këtë luftë për titull, por duhet të shpresojë edhe në ndonjë hap fals të rivalëve të tij, sic është p.sh vendi i tretë i Piastrit në një prej garat e mbetura për të siguruar diferencën e nevojshme për t’u shpallur kampion bote për herë të pestë

Në rast të kundërt, kombinacionet do të jenë të shumta. Verstappen mund të fitojë deri në 141 pikë nëse i fiton të gjitha garat, që në total përbëjnë 447 pikë. Sistemi i pikëve është i tillë; 25 për vendin e parë, 18 për të dytin dhe 15 për të tretin. Ndërsa në Garat Sprint, shpërndarja e pikëve është e tillë: 8 pikë për vendin e parë, 7 për të dytin, 6 për të tretin e kështu me radhë deri në vendin e tetë. Në horizont shfaqen ndalesat e meksikës dhe Brazilit që favorizojnë verstappen që do të garojë pa presion, ndryshe nga dy pilotët e McLaren që kane detyrimin për të fituar këtë titull dhe koha duket se është kundër tyre.

 

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta