Arsene Wenger, që nga momenti që është larguar nga Arsenali, gjithnjë ka dashur të japë opinionin e tij me synim përmirësimin e futbollit dhe aspekti që është kritikuar më shumë prej tij është pozicioni milimetrik jashtë loje që akordohet nga sistemi VAR.

Mesa duket kritikat nuk kanë shkuar në vesh të shurdhër nga FIFA e cila ka vendosur të marrë parasysh opinionin e ish trajnerit francez. Qeveria e futbollit botëror dhe IFAB(organizmi që përcakton rregullat e lojës së futbollit), kanë vendosur të provojnë një metodologji të re në lidhje me pozicionin jashtë loje për të evituar sinjalizimin e pozicioneve jashtë loje milimetrike.

Ky koncept i ri i pagëzuar edhe si ‘Ligji Wenger’,  do të provohet fillimisht në Suedi në kampionatet U21 të futbollit të meshkujve dhe U19 të futbollit të vajzave. FIFA dëshiron që të akordohet pozicion jashtë loje vetëm kur i gjithë trupi i sulmuesit është më përpara linjës së mbrojtjes dhe kështu evitohet dhënia e pozicionit milimetrik jashtë loje.

‘Besoj se nga kjo do të përfitojnë sulmuesit, të gjithë duan këte. Do të jetë dicka e mirë-tha arbitri ndërkombëtar, Jonas Eriksson-do të ketë më shumë gola, do të jetë më argëtues të shohësh futboll. Është diçka pozitive pjesëmarrja në të gjithë këtë, të provosh dhe të zhvillosh futbollin’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta