
Nga Anglia vijnë lajme që kanë të bëjnë me të ardhmen e Dusan Vlahovic. Sipas ‘Football Insider’ që citon konsulentin e klubeve kryesore të Premier League, Keith Wyness, sulmuesi i Juventusit po mendon të transferohet në kampionatin anglez
‘Kam dëgjuar se Vlahovic po synon kalimin te Tottenhem dhe besoj se është e logjikshme-tha Wyness-Tottenham i mungon një sulmues i vërtetë dhe ekspert. Ai do të përshtatej në mënyrë perfekte. Ka akoma kohë, por besoj se gjithçka mund të konkretizohet në janar’
Është kjo një deklaratë që pasqyron një skenar mëse të realizueshëm dhe nëse bëhen lëvizjet e duhura, gjithçka do të përputhet me interesat e të gjitha palëve. Duke lënë mënjanë cështjet teknike, përsa i përket Juventusit, një largim i Vlahovic në janar do t’i jepte mundësi klubit të përfitojë diçka, pa e humbur lojtarin me parametra zero, të kurseje kostot e pagës së tij prej 12 milionë euro e sidomos do të jetë një zgjidhje e një situate që s’e ka lënë aspak të qetë.
Përsa i përket Vlahovic, një kalim te Tottenham, jo vetëm që do t’i japë mundësinë te vazhdojë të ketë një pagë të lartë, por gjithashtu do ta ndihmonte atë të largohej nga pasiviteti i Juventusit në lidhje me kontratën dhe të fitonte një rol protagonisti në një klub të rëndësishëm dhe për të testuar cilësitë e tij në kampionatin me më shumë ritëm dhe tërheqës në botë
Top Channel