
Në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publik, po mbahet seanca dëgjimore për raportimin e veprimtarisë të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, për vitin 2024.
Anëtari demokrat, Oerd Bylykbashi iu drejtua komisioneres Pranvera Strakosha, lidhur me sistemin e patronazhizmit gjatë zgjedhjeve, si dhe përfshirjen në fushatë të drejtuesve të administratës.
Në përgjigje, Strakosha tha se sistemi patronazhist nuk është ligjor dhe komisioneri përfshihet brenda kuadrit ligjor. Ajo tha se gjatë fushatës, nuk janë lejuar emërime apo shkarkime nga detyra.
Bylykbashi: Kemi të dhëna konkrete, drejtues të lartë të administratës kanë qenë pjesë e fushatës. Kemi tabelat konkrete, sistemi i patronazhimit ka detyrën e profilizimit të zgjedhësve. Ju rezulton nga hetimet, së pari a keni bërë hetime për të parë sa efektiv është ky sistemi i patronazhimit. Të gjithë e dimë që është katastrofë. Çfarë keni bërë ju për të kuptuar kush është efektiviteti i sistemit të patronazhimit.
Pranvera Strakosha: I kemi shqyrtuar problematikat. Sistemi patronazhist nuk është ligjor që të hetojmë. Këto tabela që thoni ju nuk e di ku janë. Këto që po thoni ju tani po i dëgjoj. Nuk e kemi dijeni për formularët që janë shpërndarë fare. Komisioneri përfshihet për aq sa i ka caktuar ligji, Ata nuk duhet të dalin përgjatë orarit të punës të bëjnë fushatë. Këtë monitoron komisionere. Me 16 inspektor i kemi nxjerrë në terren, nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës zgjedhore. Këtë e kemi bllokuar. Këto formularë që thoni ju mund të jenë shpërndarë privatisht.
Ulsi Manja: Kam edhe unë një pyetje. A keni pasur ndonjë ankesë ndonjë nënpunës civil në bashkitë tonë, që është detyruar me zor të shkojë në miting apo të shkojë në diasporë?
Top Channel