Që nga fillimi i sezonit, Glasgow Rangers kanë qenë në telashe serioze.

Pasi humbën disa lojtarë këtë verë, klubi skocez vendosi ka patur një fillim kampionati shumë të vështirë nën drejtimin e ish-trajnerit Russell Martin. Në fund të fundit, trajneri anglez nuk arriti rezultatet e dëshiruara, me gjashtë barazime në tetë ndeshje të ligës. Si rezultat, ai u shkarkua ditët e fundit dhe drejtuesit e Rangers filluan të kërkonin një trajner të ri.

Dhe më në fund është emëruar gjermani Danny Röhl , siç njoftoi klubi në një deklaratë të hënën: “Klubi i Futbollit Rangers konfirmon sot emërimin e Danny Röhl si trajner kryesor i ekipit të parë të meshkujve. Röhl ishte së fundmi në krye të Sheffield Wednesday dhe tani i bashkohet Rangers me një kontratë fillestare prej dy vitesh e gjysmë. ”

Një trajneri vetëm 36-vjeçarë dhe që në karrierën e tij ka qenë kryesisht ndihmës, nga Kombëtarja Gjermane tek disa klube të tjera pa patur shansin të drejtojë një skuadër të rëndësishme dhe për këtë po debuton me skocezët ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptarë Nedim Bajrami i cili muajt e fundit ka kaluar probleme të mëdha me ish-trajnerin ku në 10 ndeshjet e fundit ka luajtur vetëm 170 minuta dhe për më tepër u la jashtë listës së Kupave të Europës.

Ky ndoshta do të jetë një ogur i mirë edhe për futbollistin kuqezi që po kalon një periudhë të vështirë me klubin edhe pse me kombëtaren minutat e aktivizuara kanë qenë pozitive.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta