
Agjencia që mbikëqyr rezervat bërthamore të SHBA-së do të pushojë përkohësisht nga puna rreth 1,400 punonjës, ndërsa mbyllja e qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të.
Më pak se 400 punonjës do të mbeten në detyrë në Administratën Kombëtare të Sigurisë Bërthamore (NNSA), një agjenci gjysmë-autonome e Departamentit të Energjisë të SHBA-së, raporton BBC.
Zyra e Transportit të Sigurt e NNSA-së, e cila është përgjegjëse për transportimin e armëve bërthamore, ka fonde të mjaftueshme për të vepruar vetëm deri më 27 tetor.
Misioni kryesor i agjencisë është të mbrojë rezervat bërthamore të SHBA-së dhe të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore në mbarë botën.
Është hera e parë që nga themelimi i saj në vitin 2000 që NNSA detyrohet të pushojë nga puna punonjësit, me një zëdhënës që tha: “Nuk kemi zgjidhje tjetër në këtë moment.”
Mijëra punonjës federalë janë pushuar nga puna pas një mbylljeje trejavore të qeverisë, ndërsa Shtëpia e Bardhë paralajmëron për shkurtime të mëtejshme nëse qeveria nuk rihapet së shpejti.
Mbyllja erdhi pasi republikanët dhe demokratët nuk arritën të bien dakord për një projektligj që do të financonte shërbimet qeveritare për tetorin dhe muajt në vijim.
Demokratët po kërkojnë rritje të fondeve për kujdesin shëndetësor në këmbim të rihapjes së qeverisë, ndërsa republikanët argumentojnë se çështjet e kujdesit shëndetësor duhet të trajtohen veçmas nga negociatat e buxhetit, pasi qeveria të rihapet.
Top Channel