Zjarri në një banesë në Maliq, humb jetën nëna, fëmijët në gjendje të rëndë shëndetësore

19/10/2025 13:59

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në Malqi.

Një banesë është përfshirë nga flakët, ku fatkeqësisht nëna ka humbur jetën nga asfiksia, ndërsa dy fëmijët e saj janë transportuar në spitalin e Korçës. Mësohet se viktima ishte 40 vjeçe, ndërsa fëmijët janë të moshave 14 dhe 6 vjeç.

Korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule raporton se shërbimet e policisë ndodhën në vendngjarje.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta