Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, koalicioni VLEN fiton 4 komuna në raundin e parë, BDI me aleatët merr 3 njësi. Rezultatet në zonat shqiptare

19/10/2025 23:37

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë numëruar shumica e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre do të ketë balotazh.

Fitore në raundin e parë tashmë ka shpallur Izet Mexhiti në Çair, Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamed Elmazi në Saraj, të gjithë kandidatë të VLEN-it.

Ndërsa koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI, ka shpallur fitore pa balotazh në Komunën e Likovës, Pllasnicës dhe Çashkës.

Rezultatet e para në komunat më të mëdha shqiptare:

Komunat e Tetovës: kryeson Bilall Kasami dhe shkon në balotazh me Bajram Rexhepin.

Komuna e Haraçinës: fiton Daut Beqiri nga VLEN

Komuna e Bogovinës: fiton Feti Abazi nga VLEN

Komuna e Bërvenicës: kryeson Haqim Ramadani nga VLEN dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e OBRM-PDUKM, Jovica Ilievski.

Komuna e Vrapçishtit: nuk e arrin censusin dhe zgjedhjet dështojnë.

Komuna e Gostivarit: fiton Valbon Limani nga AKI.

Komuna e Dibrës: kryeson Fisnik Mela nga VLEN.

Komuna e Zhelinës: fiton Blerim Sejdiu nga VLEN.

Komuna e Kërçovës: kryeson kandidati i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Jovanovski dhe shkon në raundin e dytë me kandidatin e AKI-së, Fatmir Dehari.

Komuna e Likovës: fiton Erkan Arifi nga AKI.

Komuna e Sarajit: kryeson Muhamed Elmazi nga VLEN.

Komuna e Strugës: kryeson Mendi Qyra dhe shkon në raund të dytë me Arsim Dalipin e AKI-së.

Komuna e Studeniçanit: kryeson kandidati i pavarur Azem Sadiku dhe shkon në rreth të dytë me Ejup Abazin e BDI-së.

Komuna e Tearcës: fiton Daut Memishi nga VLEN.

Komuna e Çairit: fiton Izet Mexhiti nga VLEN.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta