Liverpool-i po kalon një periudhë kaosi, duke shkuar në katër disfata radhazi.

E fundit erdhi pikërisht në “Derbin”e Anglisë kundër Manchester United brenda në Anfield me rezultatin 1-2.

Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Amorim, të cilët kaluan në avantazh që në miniutën e 2’me Mbeumo. Reds-at provuan disa herë të rikthenin braspeshën dhe rrjeta u gjet vetëm në minutën e 78’nga Gakpo, por pas vetëm 6 minutash, ishte Harry Maguire i cili shënoi me kokë për të “blinduar”tre pikët e radhës për “Djajtë e Kuq”.

Kështu Liverpooli zbret në vendin e tretë me 15 pikë, 4 më pak se Arsenali, duke rrezikuar mbrojtjen e titullit kampion, ndërsa Manchester United ngjitet i 9-të me 13 pikë.

REZULTATI:

LIVERPOOL 1-2 MANCHESTER UNITED

Gakpo 78’/ Mbeumo 2’, Maguire 84’

GOLI I MBEUMO (VIDEO)

GOLI I GAKPO (VIDEO)

GOLI I MAGUIRE (VIDEO)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta