
Askush prej nesh nuk duhet t’i bëjë presion presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kur bëhet fjalë për lëshime territoriale.
Përkundrazi, e gjithë përpjekja ndërkombëtare duhet të përqendrohet në ushtrimin e presionit ndaj Rusisë, në mënyrë që ajo të ndalojë agresionin e saj të pajustifikuar kundër Ukrainës.
Kështu ka deklaruar kryeministri polak Donald Tusk, në një reagim të fortë të bërë në platformën X (ish-Twitter). Ai theksoi se paqësimi — pra përpjekja për të arritur paqe duke bërë lëshime ndaj agresorit — nuk ka qenë kurrë rruga drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Fjalët e Tusk vijnë në një moment kur disa vende evropiane po diskutojnë mbi perspektivat e negociatave mes Kievit dhe Moskës, ndërsa Polonia vazhdon të jetë një ndër mbështetëset më të forta të Ukrainës që prej fillimit të luftës.
Top Channel