Ofensiva izraelite në Teheran/ Disa prej raketave u lëshuan pranë zyrave të liderit suprem të Iranit, Reuters: Khamenei është larguar nga kryeqyteti
Izraeli ka akuzuar Hamasin për një sulm ndaj forcave të tij në Rafah të Gazës jugore, vetëm nëntë ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, duke e cilësuar incidentin si testin e parë të madh për marrëveshjen e brishtë.
Sipas një zyrtari të ushtrisë izraelite, militantët e Hamasit kanë përdorur granatahedhës dhe zjarr snajperësh ndaj trupave izraelite, çka ka detyruar ushtrinë të përgjigjet me sulme ajrore në zonën e Rafahut.
Zyrtari izraelit, i njohur me zhvillimet, konfirmoi se si pasojë e sulmit ka pasur viktima në radhët e ushtrisë izraelite. Ngjarja ka ndodhur përtej “Vijës së Verdhë”. kufiri fillestar i tërheqjes së Izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit.
Kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të mbledhë mëngjesin e së dielës një takim urgjent të sigurisë me ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e ushtrisë, për të analizuar situatën dhe hapat e mëtejshëm.
Nga ana tjetër, Hamasi nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi akuzat, por një zyrtar i lartë i grupit, Izzat Al-Rishq, tha në një deklaratë në Telegram se grupi mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit, duke akuzuar Izraelin se “po sajon pretekste të dobëta për të justifikuar krimet e tij”.
Ngjarja rrezikon të rikthejë tensionet në një nga periudhat më të brishta të konfliktit, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
Top Channel