“E përjetova shumë fort ndarjen, sot ajo…”/ Rrëfimi i rrallë në ‘Galeri’ i Adhurim Demirit: Kënga ‘Ditë Dimri’, i kushtohet ish-të dashurës sime

19/10/2025 19:51

Këtë javë i ftuar në studion e “E diell”, në rubrikën “Galeri” me Ed Manushin ishte këngëtari i njohur i viteve 80-90 Adhurim Demiri.

Një rrëfim jete, ai si rrallëherë tregoi historitë që fshihen pas dy këngëve hit edhe sot që ai shkroi, ‘Zemra e një gruaje’ dhe ‘Ditë Dimri’, të kënduara nga Aleksandër Gjoka.

Por historitë që kanë pas këto tekste janë shumë emocionuese…

“Ditë Dimri, ka qenë një histori personale që e kam përjetuar vete, nga ish-partnerja ime, kur u ndava e përjetova shumë. Sandri e njihte personin që isha ndarë, u ul e kompozoi dhe më pas shpërtheu. E kam përjetuar nga një ndarje si çun i ri, ka qenë histori personale”, u shpreh ai ndërsa tha me humor, që ajo është në Shqipëri dhe e di që ajo këngë është për të.

“I uroj gjithë të mirat, jeta vazhdon, secili ka jetën e vet…”, tha ai.

Ndërkohë për këngën ‘Zemra e një gruaje’, historia në vargje është kjo…

“Në atë kohë ka pasur shumë xixëllonja te Liqeni, dhe më lindi ideja e frazës ‘zemra e gruas them shpesh me vete, më ngjan me një xixëllonjë që digjet në heshtje’. Sandri Bëri muzikën, dhe u nis një këngë për qejf dhe u bë një super hit. S’ka pasur makinë në Tiranë në atë kohë që nuk e vendosnin. Sot këndohet dhe nga të rinjtë, kur e dëgjoj nuk them që e kam bërë unë, por ndihem mirë shumë”, u shpreh ai.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta