
Miliona njerëz pritet të marshojnë me parullën “S’ka mbretër” nga Nju Jorku në San Francisko sot kundër politikave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti beson se ka pushtet absolut. Por në Amerikë nuk kemi mbretër dhe nuk do t’i nënshtrohemi kaosit, korrupsionit dhe egërsisë”, thotë lëvizja “S’ka mbretër”.
Happy No King’s Eve!
We the people have had NO KINGS in this country since 1776!
And tomorrow we march again to SAY IT LOUD, NO KINGS! 🚫 👑https://t.co/W0ZRD2jLmA #NoKings pic.twitter.com/MZBiOl1I3m
— No Kings Here (@Stop_Project25) October 18, 2025
Më shumë se 2,700 tubime janë planifikuar sot në shumë qytete amerikane, përfshirë pranë pronës së Trump në Mar-a-Lago në Florida, ku presidenti republikan do të kalojë fundjavën.
Organizatorët vlerësojnë se miliona amerikanë do të marrin pjesë në protesta. Në mesin e qershorit, kur u organizua protesta e parë e tillë, miliona amerikanë morën pjesë në protestën më të madhe që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Në të njëjtën ditë, Donald Trump festoi ditëlindjen e tij të 79-të me një paradë ushtarake nëpër rrugët e Uashingtonit.
Duke mbajtur ton të ulët në një intervistë të kohëve të fundit me Fox News, Trump komentoi: “Më quajnë mbret. Unë nuk jam mbret.”
Disa zyrtarë të Partisë Republikane e kanë dënuar lëvizjen e protestës, madje duke shkuar aq larg sa ta krahasojnë atë me terrorizmin.
Duke folur për një “tubim urrejtjeje kundër Amerikës”, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha: “Vë bast se do të shihni mbështetës të Hamasit dhe anëtarë të Antifa-s”, duke iu referuar lëvizjes që Presidenti Trump e etiketoi së fundmi si “organizatë terroriste”.
Përfaqësuesi Tom Emer akuzoi demokratët se po i bëjnë qejfin “krahut terrorist të partisë së tyre”.
“Kjo lëvizje do të luajë një rol kritik në të ardhmen e Amerikës, kështu që e kuptoj pse janë nervozë”, tha të premten përfaqësuesi demokrat Glenn Ivey, duke shtuar se do t’i bashkohej tubimit.
“Nuk do të heshtim”, tha Deirdre Schiefeling, kreu i Unionit Amerikan për Liritë Civile.
Një thirrje për pjesëmarrje masive në mobilizim u bë nga aktori i njohur Robert De Niro, i cili në një mesazh video u bëri thirrje amerikanëve të ngrihen “pa dhunë” kundër “Mbretit Donald Trump”.
View this post on Instagram
Top Channel