
Xheneta Fetahu ka folur si rrallëherë më parë për marrëdhënien e saj me njerkën, duke ndarë një anë të ndjeshme të jetës personale.
E ftuar në emisionin “Se luan topi”, Xheneta u shpreh se fjala njerkë nuk i përshtatet aspak asaj, duke e cilësuar si engjëllin e saj mbrojtës.
“Kur isha 5-vjeçe, babai im u martua prapë. Ishte personi më i afërt i jetës time, ishte ne shpi edhe unë s’dija se si ta thërrisja se të gjithë i thonin mami edhe vetëm unë si thërrisja edhe e kuptoja që diçka nuk ishte në rregull. Unë mendoj se asaj nuk i shkon fjala njerkë ajo është engjëlli im mbrojtës, vetëm që nuk kam lindur nga ajo, për mua është nënë edhe personi më i afërt e kam pik të dobët.
Ajo në fillim fare nuk e dinte se babi kishte fëmijë, por ndodhi një incident edhe ajo e kuptoi edhe u largua nga jeta jonë, për një kohë shumë të shkurtër vendosi të rikthehej. Gjithmonë thotë që jam unë arsyeja pse u kthye. Nga ai moment që ajo është rikthyer, për mua ka dyshuar çdo gjë, në shpi, në shkollë, në shoqëri, në çdo gjë”, u shpreh Xheneta.
Top Channel