Izraeli kërkoi heqjen e urdhër-arrestit ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Gjykata e Hagës refuzon apelimin: Nuk ka bazë ligjore

18/10/2025 07:58

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë hodhi poshtë ankesën e Izraelit kundër një vendimi që mbështeti urdhër-arrestet për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata e Hagës vendosi se kishte “baza të konsiderueshme” për të besuar se Netanyahu dhe Galland ishin “penalisht përgjegjës” për krime lufte të dyshuara dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.

Lëshimi i urdhër-arresteve zemëroi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat që atëherë kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarëve të GJNP-së.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vendimin “antisemit” dhe presidenti i atëhershëm i SHBA-së Joe Biden e quajti atë “skandaloz”.

Në maj, Izraeli i kërkoi gjykatës të rrëzonte urdhër-arrestet në pritje të një apeli të mëtejshëm që sfidonte juridiksionin e saj.

Gjykata Ndërkombëtare Penale e hodhi poshtë këtë kërkesë më 16 korrik, duke thënë se nuk kishte “bazë ligjore” për rrëzimin e urdhër-arresteve derisa të zgjidhej çështja e juridiksionit.

Një javë më vonë, Izraeli kërkoi leje për të apeluar vendimin, por gjyqtarët vendosën të premten se “çështja, siç është formuluar nga Izraeli, nuk është e apelueshme”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta