“Da Vinci i shekullit të 21-të”/ Bashkëshortja e ish-yllit të Realit nuk i kursen elozhet për partnerin e saj: I ruaj ende letrat e dashurisë

18/10/2025 13:19

Pilar Rubio është një personazh i njohur televiziv në Spanjë, por të gjithë e njohin atë nga martesa e saj me ish-yllin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Të dy janë bashkë që nga viti 2012, u martuan në vitin 2018, kanë një familje të lumtur me 4 djem, por dashuria e tyre është më e fortë se kurrë.

Pilar Rubio, duke folur në kuadër të një ceremonie gala, të një kompanie të njohur në Spanjë, gjeti mënyrën për të nxjerrë në pah vlerësimin që ka për partnerin e saj. “Ai është kaq perfekt,” tha ajo fillimisht dhe vazhdoi: “Ai nuk ka të meta. Jam me fat që kam një burrë që i bën të gjitha mirë. E kam parë të luajë kitarë dhe të këndojë që kur e njoh. E njoh shumë mirë në këtë cilësi dhe nuk është asgjë e re për mua. Është diçka që ai e ka brenda vetes dhe e bën me shumë pasion.”

Më pas ajo shpjegoi pse u dashurua me të: “Një nga gjërat që u dashurova tek ai është se, pavarësisht faktit që është kaq i ndryshëm, ai ka një anë kaq të ndjeshme dhe krijuese. Ai nuk ka të meta dhe e vetmja gjë që ka është se është shumë i përsosur. Gjithmonë i them se është si Da Vinci i shekullit të 21-të sepse mund të pikturojë për ty, të këndojë për ty, të të shkruajë një letër dashurie jashtëzakonisht të bukur, është jashtëzakonisht i detajuar, stërvitet jashtëzakonisht mirë… “

Së fundmi, Pilar zbuloi se: “I kam ruajtur të gjitha letrat e dashurisë që më dërgoi. Ky është thesari më i madh që mund të kesh nga dikush.”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta