
Barcelona është rikthyer te fitoret pas dy humbjesh radhazi, duke mposhtur Gironën me rezultatin dramatik 2-1 në “Montjuïc”.
Skuadra e Hansi Flick arriti të sigurojë tre pikë të arta falë një goli në minutat shtesë nga Ronald Araujo, pas një asisti të Frenkie de Jong.
Katalanasit e nisën mirë ndeshjen me Pedrin, që kaloi Barcelonën në avantazh në minutën e 13-të pas një kombinimi me Lamine Yamal, por Girona reagoi shpejt me Witsel, që barazoi në të 20-tën.
Në pjesën e dytë, pavarësisht dominimit të Barcelonës me 68% zotërim topi dhe 27 goditje drejt portës, goli i fitores erdhi vetëm në sekondat e fundit.
Me këtë fitore, Barça ngjitet përkohësisht në vendin e parë të renditjes, duke i dhënë fund serisë negative dhe duke rikthyer entuziazmin te tifozët blaugrana.
Top Channel