
Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbikalimin e Plepave në Durrës paraditen e kësaj të shtune ku mbetën të plagosur 5 persona.
Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë, dy drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerët kanë mbetur të lënduar. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Durrës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit të rëndë.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel