“Zemra mal”, kryeministri Rama ndan videon në mbështetje të protestës për UÇK-në në Tiranë

17/10/2025 18:47

Kryeministri Edi Rama, në mbështetje të protestës së sotme për ish-udhëheqësit e UÇK, ka ndarë një video nga ku duken qytetarët e pranishëm, të cili njëzëri brohorasin “UÇK” dhe “Hashim Thaçi”.

Video e shpërndarë në Facebook është shoqëruar me shkrimin “zemra mal”, me anë të së cilës kryeministri ka treguar qëndrimin e tij ndaj protestës.

Protesta u mbajt sot në sheshin Skëndërbej në Tiranë, në të cilën ishin të pranishëm edhe shumë figura politike nga Kosova.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta