Rey Manaj po kalon një periudhë mjaft pozitive, duke konfirmuar formën e lartë si me Kombëtaren, ashtu edhe me skuadrën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas golit të rëndësishëm kundër Serbisë, sulmuesi shqiptar ka gjetur rrjetën edhe në kampionat me fanellën e Al Sharjah.

Në takimin e javës së 6-të ndaj Al Dhafra, Manaj shënoi një gol të bukur në fundin e pjesës së parë. Ai mori një top në krahun e majtë të zonës dhe me një goditje të fuqishme me të njëjtën këmbë mposhti portierin kundërshtar, duke dyfishuar avantazhin për skuadrën e tij.

Ky është goli i dytë i Manajt në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Goli i Manajt

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta