Pas një paraqitjeje të shkurtër me Kombëtaren shqiptare në miqësoren ndaj Jordanisë, Jasir Asani është rikthyer në skenë me një gol të shpejtë në kampionatin iranian.

Sulmuesi anësor i Esteghlal nuk humbi kohë për të lënë gjurmë në ndeshjen ndaj Mes Rafsanjan.

Asanit i mjaftuan vetëm 11 minuta për të tundur rrjetën. Pasi mori një top në krahun e djathtë, ai lëshoi një goditje të saktë me të majtën drejt shtyllës së parë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Ky është goli i tretë i Asanity në kampionat këtë sezon, teksa Esteghlal mori tri pikët falë sulmuesit shqiptar.

Goli i Asanit

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta