
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi përjetimin e saj emocional menjëherë pas martesës me producentin Benny Blanco.
Gjatë konferencës “Fortune’s Most Powerful Women”, mbajtur më 15 tetor, Gomez tregoi se ndonëse dita e dasmës ishte një nga momentet më të lumtura të jetës së saj, ajo përjetoi një reagim të papritur dhe të fortë emocional.
“Mendova: ‘Do të vdes ditën tjetër.’ Nuk e di pse, por çdo herë që më ndodh diçka e bukur, një pjesë e mendjes sime më thotë se diçka e keqe do të vijë më pas”, rrëfeu këngëtarja 32-vjeçare.
“Në vend që të them ‘Uau, kjo është e mrekullueshme’, menjëherë mendoj: ‘Të gjitha këto mund të zhduken nesër. Si ta parandaloj që të ndodhë?'”, tha ajo.
Top Channel