“Kanë dalë jashtë kontrollit”/ Grenell sulmon gjykatën speciale, protesta jehonë në mediat ndërkombëtare

17/10/2025 21:00

Tubimi i mijëra shqiptarëve në mbështetje të ish-liderëve të UCK-së ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Agjencia prestigjioze Associated Press raportoi: “Mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin shqiptar kundër gjykatës së mbështetur nga BE që po ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës.” Tituj të ngjashëm janë publikuar edhe nga The Washington Post dhe “The Telegraph”.

Pamjet nga protesta janë shpërndarë edhe nga Richard Grenell, Emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, i cili në rrjetet sociale kritikoi ashpër Gjykatën Speciale dhe Prokurorin Jack Smith. Grenell deklaroi se veprimet e gjykatës “kanë dalë jashtë kontrollit” dhe se “kanë shkaktuar indinjatën e një populli që kërkon drejtësi”.

Ndërkohë, edhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas protestës duke e cilësuar luftën çlirimtare të UÇK-së si një nga faqet më të ndritura të historisë shqiptare. Ai sqaroi se mungesa e tij në tubim ishte vendim politik, por mbështetja për luftën dhe vlerat e saj mbetet e palëkundur.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta