Princi Andrew heq dorë nga titujt mbretëror: Akuzat ndaj meje po dëmtojmë Familjen Mbretërore

17/10/2025 20:16

Princi Andrew ka lajmëruar në një deklaratë se do të heqë dorë nga titujt e tij mbretëror, përfshirë atë të Dukës së Jorkut.

“Në diskutim me Mbretin dhe familjen time të ngushtë dhe më të gjerë, kemi arritur në përfundimin se akuzat e vazhdueshme për mua shpërqendrojnë vëmendjen nga puna e Madhërisë së Tij dhe Familjes Mbretërore. Kam vendosur, siç kam bërë gjithmonë, ta vë detyrën time ndaj familjes dhe vendit tim në radhë të parë. I qëndroj vendimit tim pesë vjet më parë për t’u larguar nga jeta publike.

Me marrëveshjen e Madhërisë së Tij, mendojmë se tani duhet të shkoj një hap më tej. Prandaj, nuk do ta përdor më titullin tim ose nderimet që më janë dhënë. Siç e kam thënë më parë, i mohoj me forcë akuzat kundër meje”, shkruhet në deklaratën e Princit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta