
Një teori e pazakontë për jetën personale të aktorit të famshëm Tom Cruise po qarkullon sërish në rrjetet sociale, duke nxitur debat mes fansave për një detaj që duket më shumë se thjesht rastësi.
Sipas përdoruesve të platformës X (ish-Twitter), të tria ish-bashkëshortet e Cruise — Mimi Rogers, Nicole Kidman dhe Katie Holmes — kanë qenë 33 vjeç në momentin e ndarjes së tyre nga aktori hollivudian.
Cruise u martua për herë të parë me Mimi Rogers në maj të vitit 1987, por martesa përfundoi pas tre vitesh.
Në dhjetor të vitit 1990, ai u martua me Nicole Kidman, me të cilën qëndroi për 11 vjet, deri në vitin 2001.
Martesa e tij e tretë me Katie Holmes filloi në vitin 2006 dhe përfundoi me divorc në vitin 2012, pas gjashtë vitesh bashkë.
Pasi u vërejt ky përkim, shumë fansa filluan të lidhnin moshën 33 me Scientology-n, besimin me të cilin Cruise identifikohet prej dekadash.
Sipas portalit “SheKnows”, themeluesi i Scientology-së, L. Ron Hubbard, e përshkroi numrin 33 si një simbol të “ndriçimit shpirtëror” dhe “udhëheqjes drejt fatit”.
Teoria ka ndezur diskutime të shumta online, duke i shtuar një tjetër dimension enigmatik jetës romantike të yllit të “Mission: Impossible”.
Në mes të gjithë këtyre debatave, është rikujtuar edhe një moment legjendar nga intervista e Nicole Kidman pas ndarjes me Cruise.
E ftuar në emisionin e David Letterman në vitin 2001, aktorja u pyet si ndihej pas divorcit dhe u përgjigj me një buzëqeshje ironike:
Epo, tani mund të vesh taka të larta.
Shaka që aludonte për gjatësinë e Cruise (rreth 170 cm) shkaktoi të qeshura në publik, ndërsa Kidman shtoi më pas me elegancë:
Është koha për të ecur përpara.
Kështu, ndërsa fansat vazhdojnë të kërkojnë kuptime të fshehta pas numrit 33, Tom Cruise vetë ka mbetur i heshtur ndaj teorive që po marrin dhenë në internet. /tar
Top Channel