
Kati i parë i një hoteli në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.
“Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”-njofton policia.
Top Channel