
Në të njëjtën kohë kur autoritetet u angazhuan dhe kërkuan të gjenin autorët e atentatit ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja, kishin nisur lëvizjet edhe me pajtuesit e gjaqeve. Këtë e dëshmoi në gjykatë dëshmitari i thirrur.
Ndonëse ligji duhet të bëjë ligjin mbi të drejtën zakonore, Beqir Boja nga një kryetar këshilli në Zallherr u kërkua të përfshihej në komisionin e pajtimit të Gjaqeve dhe kjo ftesë ju dërgua për negocim nga familjarët e njërit prej të akuzuarve për ngjarjen.
“Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi qe të negocioj për të birin Redian Rraja” e nisi rrëfimin dëshmitari.
Në procesin me të akuzuar Julian Mecaj dhe Plarent Dervishaj ku po dëgjohen dëshmitarët, Boja u shpreh se i kishte kërkuar familjes nëse kishte lidhje me ngjarjen. Por ata bënë be në kuran se nuk kishin asnjë dijeni për vrasjen e Andi Malokut shtoi dëshmitari.
Dëshmitari shpjegoi se komunikuan me babain e të riut të vrarë Genci Malokun. Ai na tha se sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj dhe në një takim të dytë, i ati i viktimës ju kishte deklaruar ‘ djali im u vra i pafajshëm në rrugë”.
Edhe Vullnet Muca që është vëllai i Aleksandër Lahos, i plagosur në atentatin e 2019 insistoi para gjykatës se me të akuzuarit nuk kishin pasur probleme dhe as debate. Pas ngjarjes na kanë ardhur njerëz për vizitë kujtoi Muca, i cili së fundmi është arrestuar nga SPAK për një dosje tjetër.
Distancimi i dëshmitarit i cili mohoi njohjet solli reagimin e dy të pandehurve, nga njëra anë Julian Mecaj që u shfaq i habitur me qëndrimin e tij. Se kuptoj tha Mecaj pse kanë ardhur dëshmitarët nuk asnjëri prej tyre as më njeh e as i njoh. Kurse Plarent Dervishaj kujtoi atentatin ku ai ishte shënjestër dhe që e shpëtoi fati.
“Nuk po kërkoj mëshirë nga ju, na dënoni për atë që kemi në kurriz dhe jo për ato që nuk i kemi”, parashtroi i akuzuari.
Top Channel