
Këshilli i Lartë i Prokurorisë thërret mbledhje për të shqyrtuat nëse formalisht i plotësojnë kushtet katër kandidatët që kanë shfaqur interes për të drejtuar SPAK-un.
Burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha bënë me dije se mbledhja do të mbahet këtë të hënë që vjen në orën dhjetë.
“Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT.” njofton zyrtarisht KLP
Në rend dite do të jetë miratimi i i projektvendimi “Për miratimin e listës së kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore të kandidimit për Drejtues në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Vetëm mbasi të shikohen të dhënat që plotësojnë katër kandidatët Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj që garojnë për kryeprokurorë SPAK-u më pas do të ftohen për t’u intervistuar nga Këshilli ku dhe do të caktohet një datë, në të cilën kandidatët do të tregojnë platformën dhe vizionin e tyre.
Top Channel