Kishin marrë një apartament me qira në Vollgë, procedohen për prostitucion dy shqiptarë dhe dy braziliane
Edhe pse kryedemokrati, Sali Berisha lajmëroi dje në Kuvend se PD ka vendosur mos t’i bashkohet protestës së UÇK-së, mes mijëra protestuesve nuk kanë munguar aleatët e kreut të opozitës.
Në një foto janë shfaqur, Agron Duka një ndër aleatët më të vjetër të Berishës si kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Artan Luku deputet i PD-së, që vjen nga partia e Dukës, Fatmir Mediu kreu i Partisë Republikane dhe aleati më i afërm i Partisë Demokratike dhe Dashamir Tahiri ish-deputet i PDIU.
Pavarësisht se kryeopozitari lajmëroi dje vendimin e PD për mos të marrë pjesë në protestë, kur u pyet nga gazetarët Berisha sqaroi se nuk preken aleatët pasi është vendim politik i Partisë Demokratike.
“Vendimi për të mos marrë pjesë në protestë është një vendim politik i Partisë Demokratike. Ky është vendim politik i PD-së….”, u shpreh Berisha.
Top Channel