Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, vijojnë dëshmitë në gjyq/ Rrëfehet pajtuesi i gjaqeve: Për familjen e Genc Malokut më kërkoi…

17/10/2025 11:41

Procesi gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, për atentatin ndaj Arjan Ndojës, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut po vijon ende.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, a zbuluar një pjesë të dëshmisë të Beqir Boja, i cili ishte caktuar si pajtuesi i gjaqeve.

“Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë kryetari i këshillit të komunës Zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut.  Ai më kërkoi qe të negocioj për të birin Redian Rraja.

I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këtë ngjarje ata kanë bërë be në kuran që ne nuk kemi asnjë lloj dijeni për vrasjen e Andi Malokut. Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendjes në shtëpi i thashë që na ka dërguar familja  e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjeja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci theksonte se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë.

Ne i kërkuam që të presi sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak”, tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta