Video/ Jennifer Lopez tregon për katër ish-partnerët e saj: Nuk është se nuk më donin, por nuk ishin të aftë…

16/10/2025 14:14

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez, ka folur së fundi për marrëdhëniet e saj dhe nëse ka qenë ndonjëherë vërtetë e dashuruar.

E ftuar në “The Howard Stern Show”, ajo promovoi projektin “Kiss of the Spider woman”, por edhe foli për dashurinë dhe marrëdhëniet, duke treguar se nuk kishte qënë asnjëherë e dashuruar në të vërtetë sepse sipas saj, ish-partnerët nuk kishin qenë të aftë.

Ajo që mësova nuk ishte se nuk më donin por ishte se ata nuk ishin të aftë. Më dhanë gjithçka, çdo herë. Të gjitha unazat, të gjitha gjërat që mund të dëshiroja ndonjëherë. Shtëpi, unaza, martesë e të gjitha këto, por një pjesë e problemit ishte se nuk e doja veten në atë kohë”, pranoi ajo.

Lopez është martuar dhe divorcuar katër herë, së fundmi me Ben Affleck dhe ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

“Kur u divorcova herën e fundit, ishte gjëja më e mirë që më ndodhi ndonjëherë, sepse më bëri të kthehesha në një faqe të re. Dua të them, kisha një trajner fitnesi, kisha një terapist martese, kisha një terapist individual. Kisha gjithçka. Mendova, do ta zgjidh këtë, edhe nëse më vret’“, tha Lopez.

Ajo thotë se tani ka shumë më tepër vetëbesim dhe është më e vetëdijshme për situatat që i kanë ndodhur.

Lopez mbërriti në premierën e “Kiss of the Spider Woman” në New York e shoqëruar nga ish-partneri i saj Ben Affleck, i cili është edhe producenti i këtij projekti.Megjithatë, një burim pranë këngëtares zbuloi se nuk ka më asnjë lidhje romantike mes tyre.

Top Channel