
Analisti Kreshnik Spahiu zbuloi në “Top Story” se si u shpall e pavlefshme vota e kandidates Naureda Llagami gjatë zgjedhjes së anëtarit për Gjykatën Kushtetuese.
Ai u ndal tek i gjithë procesi që u zhvillua, teksa shtoi se Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim çështjen për një masë pezullimi, për efektin e padisë së zonjës Llagami, me qëllim që vendi vakant të mos zgjidhet derisa të zgjidhet ky konflikt.
“Bëhet fjalë për një vend vakant. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka mbaruar mandatin, duhej që kandidatët të aplikonin për këtë vend. Gjykata e Lartë do ta plotësonte këtë vend, anëtarët do të votonin për një nga tre kandidaturat. Konflikti bëhet mes dy kandidatëve, Naureda Llagami dhe Asim Vokshi. Tani çfarë ka ndodhur, një nga votat është konsideruar e pavlefshëm, megjithëse është votuar. Kanë dalë 9 vota për zonjën Llagami, teksa duhet të merrte 3/5, ishte e dyta në votime. Vokshi është i pari në renditje.
Nëse në votim nuk merrej votim i cilësuar, për të mos u bllokuar procesi, fitues del i pari në renditje. 9 me 6 kanë dalë, nëse do të konsideroheshin 9 votat zonja Llagami do të kishte fituar me shumicë votash, sekretariati e ka shpallur të pavlefshëm se ka dy shenja. Ka hyrë në fuqi rregullorja, i pari në renditje, edhe pse ka dy më pak të vlefshme, zoti Vokshi u shpall fitues. Zonja Llagami ka vijuar çështjen me padi.
Gjykata Administrative i ka dhënë zonjës Llagami që nuk është kompetence e jona. Është drejtuar në Gjykatën Kushtetuese, është kërkuar sigurimi i padisë, për të siguruar mandatimin të gjyqtarit Asim Vokshi, me qëllim të mos humbi efektet shqyrtimi i padisë. Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim çështjen për një masë pezullimi, për efektin e padisë, me qëllim që vendi vakant të mos zgjidhet derisa të zgjidhet ky konflikt”, tha Kreshnik Spahiu.
Top Channel