
Kreu i grupit të PS Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në këtë seancë plenare iu përgjigj edhe një herë kërkesës së opozitës për debat me mocion dhe ribërjen e seancës kur u miratua programi qeverisës, dhe kur opozita braktisi seancën he nuk votoi.
Balla iu përgjigj me ironi duke thënë se “PS nuk kthehet pas, por ecën vetëm përpara”, duke thënë se nuk mund të ketë ripërsëritje të asaj seance, duke kërkuar që kërkesat t’i sjellin sipas rregullores.
“Duam thonë përveç kësaj edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me programin politik të qeverisjes në vijim, e thënë troç ne e dogjëm mundësinë për të bërë diskutim siç i ka hije dhe hajde tani të rikthehemi, ne ecim vetëm, përpara nuk kthehemi dot pas. Por mund të bëjmë mocion me debat për çështjet që ndërlidhen me rrugën tonë europiane… Këto kërkesa o do i bini sipas rregullores, ose nga ky krah nuk do të keni asnjëherë dakordësi”, tha Balla.
Duke iu përgjigjur kërkesës së radhës së opozitës për rezolutë për gjenocidin ndaj Kosovës, Balla tha se “çdo gjë që vjen nga Berisha për Kosovën, nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë për mirë”.
“Asgjë që vjen nga Berisha dhe kur lidhet me Kosovën, nuk ka ardhur dhe nuk ka për të ardhur ndonjëherë për mirë. Vendimi juaj për të bojkotuar protestën në mbështetje të UÇK është thjeshtë konfirmimi i qëndrimeve dhe veprimeve kundër interesit të Kosovës”, tha Balla.
Më tej u shpreh se ndërsa ishte në Leskovac të Serbisë gjatë ndeshjes me Kombëtares, në stadium nga ana e tifozëve serbë dëgjoi të thërritej emri i Sali Berishës.
“Pse tifozët serbë thërrisnin emrin e Berishës? Saliu është dhëndri i mirë i Serbisë, i ka shërbyer mirë Serbisë sa herë ka pasur mundësinë”, tha Balla.
Top Channel