Policia e Kukësit ka vënë në pranga portierin e skuadrës së futbollit “Tërbuni”.

Arrestimi ka ardhur pas dhunës së ushtruar prej tij ditën e djeshme të një punonjësi të Policisë Bashkiake Kukës, pas mbarimiut të ndeshjes “Kukësi- Tërbuni”.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës”, sqaron policia.

Top Channel