
Analisti Arjan Curri, i ftuar në ‘Top Story’ foli për falsifikimin për anëtarin në Gjykatën Kushtetuese dhe audion bashkë me procesverbalin e mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator, ku ishin të pranishëm 15 anëtarë për të votuar kandidatët.
Curri e përshkroi ngjarjen si të ‘llahtarshme’ ndërsa e për Sokol Sadushin tha se është një kryetar skandaloz.
‘U thotë gjyqtarëve ta qepin dhe ata e qepin, rrinë si dele, bufa’, u shpreh ndër të tjera ai.
“Që një kryetar i Gjykatës së Lartë u thotë qepe gojën 14 gjyqtarëve që rrinë si dele dhe ata e qepin, edhe teatri absurd grek do e kishte zili, mirë bëni që i nxirrni ju se llahtarisen njerëzit. Brenda trupave gjyqësore ka urrejtje patologjike,. Është kryetari i saj që bën ligjin dhe i thotë kancelares ‘na thuaj opinionin tënd’ ata e qepin gojën dhe dëgjojnë kancelaren, më keq se kaq nuk ka. Dua të di ca bëhet aty kur gjykojnë në 3-she, 5-she. Nuk dëgjon askush gjë.
Imagjino se çfarë behet aty, një llahtarisje. Është një gjë që ata duhet të ndiejnë turp. Kjo është një gjë që duket që vullneti i atij që drejton mbledhjen nuk do Llagamin, por Vokshin dhe atë duan ta heqin. Situata Vokshi është hidhu këtej andej. Duhet ti ishin hedhur në fyt atyre. A janë tani lakuriq përballë shqiptarëve? E qepin gojën se u thotë kryetari ‘qepe’. Pastaj thonë ‘pse arriti një i çmendur dhe na qëlloi në sallë’, nuk po e justifikoj. 15 gjyqtarë e qepin dhe rrinë si hunj dhe dele kur u thotë kryetari”, shprehet ai.
Top Channel