Përfundojnë kontrollet e imtësishme për kapitenin kuqezi, ja cila është diagnoza dhe kur do të rikthehet në fushë
Pas një periudhe të vështirë me kritika dhe mungesë minutash, Armando Broja është rikthyer me forcë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare u aktivizua si zëvendësues në miqësoren ndaj Jordanisë, por arriti të lërë gjurmë duke shënuar një gol dhe dhënë një asist. Një paraqitje që tregon se 24-vjeçari po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë.
Por lajmet e mira për Brojën nuk ndalen këtu. Sipas mediumit anglez “Burnley Express”, sulmuesi kryesor i Burnley-t, Lyle Foster, ka pësuar një dëmtim gjatë grumbullimit me kombëtaren e Afrikës së Jugut, duke vënë në dyshim praninë e tij në ndeshjen e fundjavës ndaj Leeds United në Premier League.
Nëse Foster nuk do të jetë gati, kjo pritet të jetë mundësia e artë për Brojën që të rikthehet titullar me fanellën e Burnley-t dhe të tregojë vlerat e tij në elitën e futbollit anglez.
Me moralin e ngritur pas paraqitjes së mirë me Shqipërinë, sulmuesi kuqezi do të kërkojë të shfrytëzojë çdo minutë për të bindur trajnerin dhe për të konsoliduar vendin e tij në formacionin bazë.
Top Channel