
Lista Serbe është ankuar përsëri në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kësaj radhe është kontestuar zgjedhjen e Nenad Rashiçit si nënkryetar i kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Lista Serbe konsideron se është shkelur Kushtetuta e Kosovës, rregullorja e punës së kuvendit e aktgjykimi i fundit i kushtetueses. Njëkohësisht kanë kërkuar edhe masë të përkohshme për pezullimin e punës së kuvendit. “Kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftim. Njohësit e punës së gjyqësorit në Kosovë, konsiderojnë se Lista Serbe ka të drejtë ankese për shkak të dyshimeve të shkeljeve në procedurë.
“Monitoruesit e gjyqësorit thonë se pezullimi me masë të përkohshme i konvenon vetëm Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili të shtunën u dekretua nga Presidentja, Vjosa Osmani për të formuar qeverinë brenda 15 ditësh”, shprehet Ehat Miftari, Instituti i Kosovës për Drejtësi.
“Kurti ka kohë deri më 26 tetor që para kuvendit ta shpalosë përbërjen dhe programin e qeverisë. Në rast se ai dështon, radha kalon të një shumicë e dytë parlamentare që ka dhjetë ditë kohë për ta formuar qeverinë. Në rast edhe të një dështimi tjetër, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Vetëm pas gjashtë muajsh deputetët arritën të konstituojnë Kuvendin e Kosovës dhe më dhjetë tetor përmbyllën seancën e nisur më 15 prill”, shton Miftari.
Top Channel