Bashkia me numrin më të lartë të votuesve, mbyllet procesi i numërimit edhe në Mat, kryeson Altin Bojni 10/11 07:30
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, se presidenti Barjam Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje.
Teksa i referohej akuzave të demokratëve për shkeljen Begajt për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë, ai tha se kreu i presidencës nuk do të shkarkohet.
‘’Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet. Në vlerësimin tim nuk ka kryer asnjë shkelje. Nuk merrem me thashetheme, ai nuk ka kryer shkelje. Shkarkimet i shqyrton Gjykata’’, tha Taulant Balla.
Top Channel