
Nga Uashingtoni në Budapest, nga Roma në Stokholm… një valë e re politike po merr formë.
E djathta konservatore po kthehet më e fortë, më e zëshme, më e vendosur se kurrë. Në një botë të trazuar nga migrimi, krizat ekonomike dhe frika për identitetin kombëtar, politikanët që dikur shiheshin si ekstremë… sot janë në qendër të pushtetit.
Ekspertja e zhvillimit të biznesit, Albana Murra, u shpreh në “Top Story” se djalin e saj e ka çuar në shkollë private në Spanjë, në mënyrë që mos t’i ndikohet në shkollat publike fryma e martesës mes dy gjinive të njëjta.
“Kam bindje të djathtë. Pavarësisht se jetoj në Spanjë, një vend pionier i barazisë gjinore. Spanja ka qenë një nga vendet e para që ka legalizuar martesën brenda një gjinie. Është vend ku ekziston termi ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’. Prandaj unë kam zgjedhur që djalin tim ta dërgoj në një shkollë private, që mos t’i diktojnë këto gjëra dhe mos t’i bëjnë lavazh truri.
Deri në moshën 18 vjeç, atij edhe ne si shoqëri, jo vetëm Spanja, por edhe Shqipëria, duhet të shqetësohemi për të tjera gjëra, mirinformimin dhe jo të diktojmë se çfarë gjinie ka, çfarë dëshire ka, me kë do ta ndajë krevatin ai, që do të jetë patjetër zgjedhja e tij, por jo t’i bëjmë lavazh truri, siç bëhet në shkollat publike në Spanjë”, u shpreh Murra.
Top Channel