
Kim Min-jae mund të rikthehet në Serie A vetëm dy vite pas transferimit te Bayern Munich. Mbrojtësi jugkorean, i shtrenjti më i lartë aziatik ndonjëherë me klauzolë lirimi prej 57 milionë eurosh, pas një sezoni të paharrueshëm te Napoli (2022-23) që përfshinte edhe fitimin e Scudettos, nuk ka pasur të njëjtin shkëlqim në Gjermani.
Kim ka bërë deri tani vetëm gjashtë paraqitje për Bayern, duke grumbulluar 326 minuta lojë, me Tah dhe Upamecano përpara tij. Situata e tij ka bërë që ai të jetë në qendër të spekulimeve për një largim të mundshëm gjatë janarit.
Juventus dhe AC Milan janë klubet kryesore që mund të kërkojnë shërbimet e tij. Juventusi e sheh si zëvendësues për Bremer, i cili mungon për shkak të një operacioni në gju, ndërsa Milan e konsideron për të kompletuar mbrojtjen e saj.
Mbrojtësi i quajtur “Përbindëshi” për aftësitë e tij fizike refuzoi ofertat nga Arabia Saudite gjatë verës, duke kërkuar të qëndrojë në futbollin e nivelit të lartë. Megjithatë, pengesa më e madhe për një transferim drejt Serie A mbetet paga e tij e lartë, 9 milionë euro në sezon, e cila mund të kërkojë që Kim të pranojë një ulje për të rifituar kohën e lojës dhe qëndrueshmërinë.
Serie A mund të jetë destinacioni ideal për mbrojtësin jugkorean për të rilindur dhe rikthyer shkëlqimin pas sfidave në Bundesliga.
Top Channel