
Në një rrëfim ndryshe, Ksenofon Ilia, ose siç të gjithë e njohin ‘Foni i Fiksit”, ka treguar në ‘Ftesë në 5” një anë tjetër të jetës së tij.
Të gjithë e njohim Fonin si një profesionist dhe një gazetar terreni që sjell problemet e qytetarëve çdo ditë në Fiks Fare, por dhe për ironinë dhe humorin e hollë i cili e karakterizon.
Por puna e tij si gazetar ka kaluar edhe nëpër sfida, edhe pse ai nuk i rrezaton aspak, sepse e qeshura dhe batuta nuk i mungon kurrë.
Gjatë intervistës ai ka treguar një incident gjatë punës, kur tentoi që të merrte intervistë nga një gjyqtar, por u aksidentua dhe theu të dy gjunjët.
“Një incident që ka ndodhur para 17 vitesh në Burrel, po tentoja të merrja intervistë një gjyqtar, ai ishte bashkë me vëllanë, hynë në një furgon. Unë po tentoja të merrja intervistë, ata nisën makinën, unë u kapa te pasqyra, humba ekuilibrin nga nxitimi që i dhanë makinës, dhe theva të dy gjunjët, i kam me proteza… nuk dua ta kujtoj. Ato ditë ishte gruaja shtatzënë, pas pak ditësh lindi djali. Dhe kam ikur vetë në Greqi me paterica, bëra operacionin. Çdo gjë e bëra vetë se ishte e vështirë të vinte të më shoqëronte dikush. Më ndihmoi edhe Top Channel për mbështetjen ekonomike për operacionin që bëra”, u shpreh ai.
Top Channel