LIVE/ PD kërkon shkarkimin e Begajt: Mori rrogë nga spitali privat. Presidenti: Sulm për interesa personale. Balla mbron Presidentin. Berisha sulmon Dumanin

15/10/2025 16:48

Kuvendi njoftoi sot në mesditë se maxhoranca dhe opozita kishin arritur një pakt për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare në kuvend në seancën e nesërme. Bëhet fjalë për komisionin e reformës zgjedhore dhe atë të reformës territoriale.

Por pa ka kaluar më shumë se një orë nga njoftimi i Kuvendit, PD-ja e përgënjeshtroi duke thënë se kanë bërë tre kërkesa në Konferencën e Kryetarëve për mënyrën e funksionimit të komisioneve dhe pa marrë ende një përgjigje, nuk e japin votën.

Ndërkohë kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi publikoi deklaratën e të ardhurave të Presidentit Bajram Begaj ku rezulton se në vitin 2023 ai teksa ka qenë kreu i Shtetit, është paguar edhe nga një spital privat. Sipas PD-së, ky është një ndër shtatë shkeljet e Kushtetutës që ka bërë Presidenti.

Socialistët dolën në mbrojtje të Begajt duke thënë se nuk ka arsye për ta shkarkuar.

Një ditë pas raportimit të Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve, kreu i PD-së, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të SPAK.

16:14  Kërkesa e PD për shkarkimin e tij, reagon presidenti Bajram Begaj: Sulme për interesa politike

Nismës së opozitës për shkarkimin nga detyra, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i përgjigjet me një thirrje për Parlamentin, që të hetojë pretendimet e Partisë Demokratike për shkelje të Kushtetutës.

15:17 PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Në 2023 mori pagë 1605 euro nga spitali privat

Partia demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së presidentit Bajram Begaj, të depozituar në ILDP, nga ku rezulton se në vitin 2023 ai është paguar edhe nga një spital privat.

Konkretisht, në faqen e deklaratës sa pasurisë ku raportohen të ardhurat vjetore dhe burimi i tyre, rezulton se presidenti ka pasur të ardhura nga paga në shumën 1605 euro nga një spital privat si dhe pagën si president i vendit në shumën 3.3 milionë lekë.

 14:23 “U mblodhën te SPAK, desh e rrahën, unë kam bërë vetëm konferenca” Berisha akuza ndaj Altin Dumanit: Je një bastard si Aranit Çela, injorant, i turpshëm

“Injorant, i turpshëm, bastard”,ishin disa nga përcaktimet që kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri kreut të SPAK-it, Altin Dumani, një ditë pasi ky i fundit raportoi mbi gjashtë orë në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u ndal te deklaratat e Dumanit për ditën kur mbështetës të Erion Veliajt rrethuan SPAK-un gjatë caktimit të masës së arrestit për ish-kryebashkiakun.

14:15 Dakordësi me mazhorancën për ngritjen e dy komisioneve Parlamentare? Bardhi: Nuk është e vërtetë, Kuvendi deklaratë të rreme. 3 kërkesat e PD

Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi ka deklaruar se Kuvendi ka shpërndarë një deklaratë të rreme sa i përket dakordësisë së arritur mes opozitës dhe mazhorancës për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Sipas tij, në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, PD nuk ka rënë dakord për ngritjen e këtyre komisioneve.

13:22 “Paradite bën Presidentin, pasdite paguhet nga spitali privat”, Bardhi: Begaj duhet shkarkuar, ka shkelur 7 herë kushtetutën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka raportuar kërkesën e demokratëve për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj.

Bardhi e konsideron shkelje të Kushtetutës dekretimin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë.

12:37 Ngritja e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale, Kuvendi: U arrit konsensus për t’i votuar

Zyra e Shtypit e Kuvendit njoftoi sot se dy maxhoranca dhe opozita kanë arritur konsensus gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për të ngritur dy komisione të posaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Në një njoftim për shtyp, një ditë përpara se dy projektvendimet të kalojnë në seancë për t’u votuar, Kuvendi thekson se pika për të cilën palët nuk ranë dakord ishte programi për javët në vijim.

13:03 Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Balla: Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje, s’do shkarkohet

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, se presidenti Barjam Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje.

Teksa i referohej akuzave të demokratëve për shkeljen Begajt për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë, ai tha se kreu i presidencës nuk do të shkarkohet.

 12:00 PD ankohet për mungesën e debatit, përplasje mes deputetëve demokratë dhe socialistë në konferencën e kryetarëve në Kuvend

Përsëri edhe mbledhja e radhës e konferencës së kryetarëve paraditen e kësaj të mërkure është dominuar prej debateve për mënyrën se si u zhvillua seanca e shkuar e parlamentit, ku u shkua në votim pas zhurmës së deputetëve të opozitës.

 11:50 Projektvendimi për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bardhi: Jemi dakord, të ngrihet menjëherë pas publikimit të raportit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, foli për projektvendimin për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, gjatë Konferencës së Kryetarëve.

Ai u shpreh se janë dakord për ngritjen e këtij komisioni, por pasi OSBE-ODIHR të përfundojë raportin e saj.

11:50 Balla në Konferencën e Kryetarëve: Respektoni rregulloren, mos shtrembëroni deklaratat

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës që të respektojnë rregulloren dhe të mos shtrembërojnë deklaratat e mazhorancës, kjo gjatë debateve në Konferencën e Kryetarëve.

11:40 Konferenca e Kryetarëve/ Partia Demokratike kërkon heqjen nga programi i punës së Kuvendit të “Ligjit për Barazinë Ligjore”

Partia Demokratike kërkon heqjen nga programi i punës së Kuvendit të “Ligjit për Barazinë Ligjore”.

Demokrati Luçiano Boçi deklaroi gjatë Konferencës së Kryetarëve se ky ligj ka një ndjeshmëri të lartë.

11:31 Konferenca e Kryetarëve/ Mbyllja e seancës pa debat, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mbani dot karrigen e kryeparlamentarit, lirojeni

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, në Konferencën e Kryetarëve ka folur për seancën e datës 8 tetor, e cila u mbyll pa debat.

Sipas demokratit, mbyllja e seancës është në shkelje me rregulloren dhe Kushtetutën e Kuvendit.

Më tej ai iu drejtua kryeparlamenatrit Niko Peleshi duke thënë ‘nëse nuk e mban dot atë karrige, lirojeni’.

 11:00 Debate në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj ironizon socialistët: Mbyllni deri në pranverë Parlamentin, pushoni dhe reflektoni

Gjatë Konferencës së Kryetarëve, deputeti Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj foli me tone të ashpra në lidhje me retorikën e përdorur në Kuvend nga deputetët e Partisë Socialiste.

Gjekmarkaj ironizoi mënyrën si po menaxhohet puna parlamentare, duke thënë “Kuvendi të mbyllet deri në pranverë për reflektim”.

Më tej ai iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke i thënë që të kërkojë falje për një ‘fyerje të bërë larg mikrofonit në Kuvend’.

Top Channel