
Kupa e Shqipërisë zhvilloi sot ndeshjet e turit të parë, me përballje interesante ku morën pjesë edhe ekipe nga Kategoria Superiore.
Vora dhe Flamurtari ishin ndër skuadrat që shkëlqyen, duke arritur fitore bindëse ndaj Maliqit dhe Naftëtarit me rezultate të thella.
Ndërkohë, rruga drejt kualifikimit nuk ishte aspak e lehtë për Skënderbeun dhe Kukësin, që siguruan kalimin e turit vetëm pas kohëve shtesë.
Surpriza më e madhe e ditës erdhi nga Sopoti, që arriti një fitore të papritur në transfertë ndaj Erzenit me rezultatin minimal 1-0, duke i dhënë kështu një goditje të fortë skuadrës shijakase.
REZULTATET:
AF Luftëtari 2-0 Oriku
Apolonia 3-0 Besëlidhja
Besa 5-0 Shkumbini
Burreli 3-1 Shiroka
Erzeni 0-1 Sopoti
Flamurtari 5-0 Kuçova
Iliria 5-1 Luzi
Kastrioti 3-2 Devolli
Valbona – Tomori (Valbona është tërhequr)
Kukësi 3-1 Tërbuni
Lushnja 2-1 Butrinti
Pogradeci 4-0 Delvina
Skënderbeu 5-2 Basania
Vora 6-2 Maliqi
Top Channel