Zbardhen detajet pas arrestimit të Gjestit, këngëtari akuzohet për tre vepra penale
Në një dalje të parë krah dy shokëve të tij më të ngushtë, dy djemve, Maid dhe Uesi, aktori i njohur i ‘Portokalli’, Marin Orhanasi ka treguar pasditen e sotme në ‘Ftesë në 5’ shumëçka nga raporti i ‘3 burrave të shtëpisë’.
Me humorin që e karakterizon, Marini ka zbuluar se në shtëpinë e tyre ka gjithmonë rrëmujë dhe zhurmë.
I pyetur nga Bieta se cili ishte kuptimi i emrave të fëmijëve dhe domethënia pas tyre, Marini ka treguar se emrin e djalit e ka vendosur Elvis Naci.
“Emrin Maid të djalit ma ka vendosur Elvis Naci. Elvisi ka bërë për shqiptarët më shumë se kushdo. Është nder që e kemi”, u shpreh Marini duke mos kursyer asnjë vlerësim për Naçin.
Më tej gjatë intervistës në studio, nuk mungoi as prezenca e bashkëshortes, e cila erdhi surprizë me një letër të ndjerë dedikuar Marinit.
Dorina nuk kurseu as kritikat, megjithatë panorama e plotë e familjes Orhanasi solli shumë hare në studio.
Top Channel