Zjarr në pyllin e Hidrovorit në Novoselë, ndërhyrja e zjarrfikësve izolon avancimin e flakëve

14/10/2025 20:03

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të Akërnisë, në pyllin e Hidrovorit, që ndodhet në njësinë administrative Novoselë.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullota, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Falë ndërhyrjes së tyre, zjarri është izoluar në orët e mbrëmjes, duke shmangur përhapjen drejt zonës së pyllëzuar.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

Top Channel