
Kryeprokurori Altin Dumani deklaroi sot para Komisionit të Ligjeve se kur t’I përfundojë mandati si prokuror i SPAK, nuk do të rikandidojë.
Teksa prezantoi raportin me punën e SPAK gjatë 2024, Dumani ngriti shqetësimin që prokurorëve të SPAK tu jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar.
Ai tha se brenda vitit 2028 u përfundon mandati 11 prokurorëve të posaçëm, të cilët sipas Dumanit, është e pamundur t’i zëvendësosh.
“Kur të më përfundojë mandate, nuk do rikandidoj. Flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa ti zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një vit.
Këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment ty bukur ti i thua mandati jot mbaroi s’ke më punë me çështjen, cenohen hetimet në këtë drejtim. Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm”-tha ndër të tjera Dumani.
Top Channel